Një dekadë përkushtim, shpirt, vuajtje e kënaqësi në kabinën e muzikës. Aty ku emocionet e hidhura e të lumtura rrjedhin në mikrofon nga reperi Jeton Krasniqi, i njohur si Jeto1, e më parë si Rap J.
Jeto1 dhjetë vjetët e tij në rep muzikën e feston me publikimin e albumit të pestë “Dekada”, në të cilën shihet një laramani e këngëve, në 21 sosh sa përmban ky album.
Ai thotë se të veçantë këtë album e bënë llollojshmëria e temave që janë trajtuar në këtë album.
“Ka këngë për jetën, për klub, dedikim, e bashkëpunime me shokë që e kemi nis bashkë muzikën, kurse sot secili këndojmë për argëtim. Bashkëpunimet me reperët e rinj, të cilët më kanë befasuar me talentin e tyre, e shpresoj se edhe të tjerëve do iu pëlqejë albumi, pasi ka këngë për të gjitha shijet, e kjo është e veçanta e këtij albumi”, thotë reperi nga Rahoveci.
Në këtë album ai thotë se ka punuar përreth gjashtë muaj. E përkundër që thekson se në secilën këngë është një pjesë e shpirtit të tij, ai veçon këngën dedikuar nënës, më pas “Back in Time”, “Willy Wonka”, e “Jetoje Momentin”, me këtë të fundit që është një thirrje për të shikuar anën pozitive që jeta në Kosovë iu ka sjellë gjeneratave të reja, në krahasim me ato të kuluarat.
Jeto1 shton se, “ana e fuqishme në këngët e mia janë tekstet, megjithatë edhe interpretimi ka rëndësinë e vet, por për këtë lë të tjerët të gjykojnë”.
Më poshtë mund të dëgjoni albumin “Dekada”, shtatë këngët e fundit të së cilës do të publikohen në javën e ardhshme.