Portieri spanjoll David de Gea e ka refuzuar ofertën e fundit të Manchester Unitedit për ta rinovuar kontratën. David de Gea e ka bërë të qartë se oferta aktuale e Manchester Unitedit nuk është e mjaftueshme për ta mbajtur atë në “Old Trafford” përtej sezonit të ardhshëm.
Manchester Unitedi nuk po arrin t’ia plotësojë kërkesat De Geas për ta bindur ta rinovojë kontratën, pasi që portieri spanjoll dëshiron pagë prej 350 mijë funtesh në javë, pagë të cilën Paris Saint-Germaini ia ka ofruar.
PSG-ja është e gatshme të bëjë ofertë prej 60 milionë funtesh gjatë këtij afati kalimtar të verës. Nëse kjo ofertë nuk pranohet nga “Djajtë e kuq”, atëherë francezët synojnë ta marrin De Gean pa shpenzuar asnjë cent verën e vitit të ardhshëm.
Ky qëndrim i De Geas i dëmton shumë shpresat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për ta ndërtuar një skuadër që mund të synojë tituj sezonin e ardhshëm.