Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, duke braktisur radhët e skuadrës kroate të Dinamo Zagrebit.
Për mediat italiane ka folur ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur rreth transferimit të prishtinasit në Serie A.
“Është një mbrojtës qendror, fizikisht i fortë, i aftë në topa të larta, me një vizion të mirë të lojës. Natyrisht se përvoja në Serie A është ndryshe nga ajo që e ka fituar ai deri më tani. Por, me Dinamo Zagrebin, ai e ka fituar kampionatin kroat, një garë që e përcjell vazhdimisht, niveli i së cilës është shumë ndryshe”, ka thënë De Biasi.
Ndryshe, mbrojtësi raportohet se ka nënshkruar me klubin italian, të cilit i ka kushtuar rreth 2.1 milionë euro.