Dashuria për atdheun, malli që nuk shuhet asnjëherë. Këtë ndjenjë e dijnë më së miri bashkëatdhetarët tanë, që pothuajse tërë jetën e tyre ia kanë ekspozuar rreziqeve që nga momenti kur në kokën e tyre është futur idea për migrim.
NGA: Arbër Ismajli
Kur një mërgimtar prenoton biletën për të ardhur në vendlindje, ai veçse ka përjetuar gëzimin dhe hidhërimin njëkohësisht.
Ditën kur do të vijë, përjeton ditën e gëzimit, dhe ditën kur përsëri kthehet mbrapa, do ta përjeton ndjenjën e hidhërimit, përmallimit e mallëngjimit.
Ndërsa, brenda kësaj zbrazëtire që vetëm shpirti i tij e din se çfarë ndjenje është, ai përjeton rrezikun, dashurinë, vlerësimin, shfrytëzimin, përbuzjen e nganjëherë edhe nënçmimin.
Në të shumtën e rasteve, ndjenja këto që shumë thjeshtë nuk do t’i përjetonte asnjëherë nëse vetën e tij do ta trajtonte si turist, e do t’i vizitonte vendet nga më të mirat e botës. Por ja që jo, pavarësisht nënçmimeve, përbuzjeve e fjalëve, ai përsëri e zgjedh vendin e vet!
Vendlindja ua rikujton atyre se lidhshmëria ndaj familjes e vendit është më fortë se mundësitë e shumta që t’i ofron pasuria e kësaj bote, pra, guri i rëndë peshon në vendin e vet!
Zoti i ruajt e ua bëftë dritë rrugëtimet, e neve na bëftë më mirënjohës e më falënderues ndaj dashurisë e kontributit të tyre. /2LONLINE.com/