DYLON

Kurti: Nderojmë veprën heroike të policëve që ranë duke luftuar krimin e duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin e Republikës

Kurti: Nderojmë veprën heroike të policëve që ranë duke luftuar krimin e duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin e Republikës
Avatar photo Redaksia

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 21 vite më parë, 21 zyrtarë policorë kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Sot u nderua vepra heroike e të gjithë zyrtarëve policorë, burra dhe gra të vendit me vendosjen e pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë që ranë duke luftuar krimin e duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Zbulimin e pllakës përkujtimore në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e bënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kryeministri Kurti, në fjalën e rastit, tha se Policia e Kosovës është institucion i dalë nga lufta jonë çlirimtare. “Rrënjët e saj, ashtu si ato të ushtrisë sonë, gjenden te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Në vitet e pasluftës, Policia e Kosovës ka qenë një prej institucioneve shtetërore më të rëndësishme për vendosjen e ligjshmërisë, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi“, tha kryeministri.

EkoHigjiena

“Është nder dhe krenari që në dhjetëvjetorin e rënies së Enver Zymberit, jam këtu në mesin tuaj, në ceremoninë e ‘Zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës’. Jo rastësisht kemi zgjedhur ditën e rënies së tij për të kujtuar të gjithë policët e rënë në krye të detyrës në Kosovën e çliruar. Enver Zymberi është simbol i sakrificës për integritet territorial e sovranitet shtetëror, për një Kosovë të lirë, demokratike, të pavarur me shtet të drejtës për të gjithë“, tha kryeministri Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.