U mbajt takimi i Autoritetit Kombëtar në Luftë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

U mbajt takimi i Autoritetit Kombëtar në Luftë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i Autoritetit Kombëtar në Luftë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Takimin e  hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, i cili do të emërohet Koordinator Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. 

Pikë e veçantë e këtij takimi ishte diskutimi për TIP raportin kundër trafikimit me Qenie Njerëzore, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit DASH).

Me këtë rast zëvendësministri Gashani falënderoi anëtarët e autoritetit për punën që kanë bërë, duke marrë për bazë vështirësitë që kanë kaluar të gjithë si shoqëri me pandeminë COVID 19.

Ai tha se përkundër  përpjekjeve të shtuara që ka bërë Qeveria e Kosovës, Kosova përsëri është ranguar në nivelin 2 të në Raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit, sa i përket trafikimit me qenie njerëzore.

“Jam i vetëdijshëm se është shumë i vështirë eliminimi i tërësishëm i trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë zotohem se si Ministri e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës do të bëjmë përpjekje maksimale në plotësimin e të gjitha standardeve minimale që kërkohen, në mënyrë që vitin tjetër të kemi një rangim më të mirë në raport”, theksoi Gashani.

Gashani vuri në dukje se raporti flet për një sërë përpjekjesh dhe rezultateve që ka arritur Qeveria e Kosovës  dhe për këtë ju falënderoj të gjithë ju, në veçanti Policinë e Kosovës, që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë drejtim.

“Në këtë raport po ashtu ritheksohet si në pothuajse në të gjitha raportet e kaluara se Gjyqësori dënoi më pak trafikantë dhe se gjykatësit vazhduan të shqiptonin dënime të buta për trafikantët e dënuar. Vlerësoj që në këtë pikë duhet të bëhen angazhime maksimale, përkundër se pushtet janë të ndara. Gjyqësori krahas organeve të ndjekjes duhet t’i dënoj trafikantët me dënim në sinkron me peshën e veprës që kanë kryer. Për këtë do të bisedojë edhe më Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që të shtohet përpjekjet dhe që mos të na përsëritet e njëjta situatë në vlerësimin e raportit të DASHI-it”, theksoi ndër të tjera Gashani.

Ai po ashtu theksoi se në raport janë vlerësuar dhe përpjekjet e qeverisë sidomos në atë të Mbrojtës, ku thuhet se Qeveria i shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave dhe po ashtu keni një vlerësim pozitiv sa i përket angazhimeve në Parandalim.

Në fund zëvendësministri Gashani theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe kjo Qeveri do të shtojnë përpjekjet në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. 

Ndërsa të gjithë anëtarët e këtij autoriteti theksuan përpjekjet që janë duke i bërë dhe janë duke i adresuar rekomandimet që kanë dalë nga ky raport. Ata ritheksuan nevojën e rritjes së dinamikës së veprimit me qëllimin të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie. /2LONLINE.com/

KOMENTE