Në kuadër të projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje” , Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress , përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja,ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës Kadri Rahimaj dhe Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati.
Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,fillimisht i ka njoftuar krerët institucional të Komunës së Kamenicës lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt.
Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është ngritja e ndërgjegjësimit te qytetareve të Komunës së Kamenicës pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, grupeve të margjinalizuar, përmes qasjes aktive ne proceset vendimmarrëse dhe ngritjen e transparencës në qeverisjen lokale.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka siguruar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me shoqërinë civile, rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në vendimmarrje nga ana e qytetarëve do të jetë një stimulim shtesë për ne në punën e administratës komunale.
Ne vazhdim Kryetari Rahimaj tha se Komuna e Kamenicës është gjithmonë e gatshme sa i përket përkrahjes së punës në projekt nga ana e kryetarit dhe stafit të komunës ju garantojë se do ta keni në disponim komplet personelin e nevojshëm për realizimin e projektit,duke e marrë parasysh se kjo është në të mirë të vetë komunës.
Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, është shprehur se ne si Kuvend jemi të gatshëm të i implementojmë të gjitha pikat e marrëveshjes duke përfshi Kuvendin dhe organet e saja, si dhe nuk do të mungojë përkrahja ime dhe anëtarëve të kuvendit për ta realizuar këtë projekt, duke ju krijuar kushte sa ma të mira gjatë monitorimit të punës së Kuvendit dhe Komiteteve obligative , ne si Kuvend komunal pikërisht kemi pas nevojë për këtë lojë projekti.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut. /2LONLINE/