“Dancing House” nga Gjilani rrëmben tri çmime ndërkombëtare në Maqedoni.
Është një arritje fantastike për Dancing House nga Gjilani që mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit dhe Kërcimit në Maqedoni dhe që doli me tri çmime në kategoritë Ballet Group Mini, Ballet Formation Mini, dhe Hip Hop Group Mini, si dhe një çmim për Modern Contemporary Junior, së bashku me medalje, mirënjohje dhe kupë.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një dëshmi e punës së palodhur, talentit dhe përkushtimit të balerinave dhe balerinëve të Dancing House!
Pjesëmarrja në një festival të tillë prestigjioz është një mundësi e shkëlqyer për të matur aftësitë dhe për të mësuar nga shkolla dhe grupet e tjera profesionale. Të jesh pjesë e një ngjarje ndërkombëtare ku marrin pjesë shtete si Turqia, Rumani, Greqia, Maqedonia, dhe shumë të tjera, është një përvojë e paharrueshme që nuk ofron vetëm mundësi për të treguar talentin, por gjithashtu për të krijuar lidhje dhe për të ndarë përvoja me balerina dhe koreografë nga kultura dhe tradita të ndryshme.
Çmimet që Dancing House mori janë një reflektim i punës dhe angazhimit të madh që ka bërë kjo shkollë në përgatitjen e grupeve të ndryshme. Secili çmim është një shenjë e arritjes së një niveli të lartë profesional dhe teknik. /2LONLINE/