Te ne në Kosovë është vështirë të vlerësosh se kur politikanët, e sidomos disa parti e kanë seriozisht në qëndrimet që i marrin. Pa hyrë në detale dhe momentumin për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për gjykatën speciale ajo qe më bëri përshtypje ishte qëndrimi i vetëvendosjes. Ishte një qëndrim pa kurrfarë mbulese dhe arsyetim banal i asaj që thuhej nga Glauk Konjufca.
Nga: Izmi ZEKA
Koherenca në qëndrime është e vështirë. Andaj dalëngadalë disa parti po zhveshën nga popullizmi dhe patriotizmi I rrejshëm në skenën politike.
Sa I përket LDK-së ishte për keqardhje një postim I një fotografie në portalet e mbrëmjes ku ata llogaritnin triumfin ndaj këtij hapi të 43 deputetëve.
Në botën demokratike respektohen procedurat dhe vendimi I shumicës dhe me kaq përfundon. Kjo foto sikur shprehte dëshirën e madhe që eventualisht mund të akuzohen dhe dënohen pjesëtarët e UÇK-së dhe sikur ndjenin kënaqësi.
Vërtet për të ardhur keq kur sheh një qasje të tillë por edhe gëzim të madh që nuk u procedua për kuvend një propozim I tillë.
Demokracia I ka rrënjët në vullnetin e shumicës dhe kjo duhet të respektohet. Sa I përket mirëve tanë, e sidomos amerikanëve, mos u trembni ata përjetësisht janë me ne, si në të mirë ashtu edhe në kohë të keqe.
Gjithmonë është moment kur bën hapin, këtë mos e harroni!