Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë para ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Në konferencë u paraqitën trajneri, Bernard Challandes dhe mesfushori Anel Rashkaj.
Tekniku zviceran tha se ndeshja ndaj Gjibraltarit do të jetë një përgatitje për ndeshjen e rëndësishme ndaj Malit të Zi të hënën, ndërsa tha se nëse ndonjë lojtar nuk do të jap maksimumin nga vetja, do të ketë telashe.
“Kjo ndeshje ndaj Gjibraltarit është ndeshje e rëndësishme. Është përgatitje për Malin e Zi. Dua të shoh një ekip që luan një futboll të mirë, të jenë serioz dhe të japin maksimumin. Nëse e vërej që ndonjë lojtar nuk do të japë maksimumin nga vetja, do të ketë telashe. Gjibraltari nuk është edhe ekip aq i dobët. Rashica ushtroi ndaras, besoj qe do te jete gati per te hënën”, u shpreh Challandes