Kosova U21 nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kosova U21 nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kosova U21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas moren pjese të gjithë lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Kosova U21 për këtë ndeshje do të ketë disa mungesa, duke filluar nga Arton Zekaj e Lirim Mema, si dhe Arbenit Xhemajli e Lirim Kastrati, dy të fundit të ftuar nga Kombëtarja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Sulmuesi i Hannoverit, Valdrin Mustafa pas stërvitjes së parë u shpreh se ata janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe shpreson që të dalin triumfues nga ndeshja e cila zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, Kreshnik Hajrizi për ndeshjen ndaj Shqipërisë theksoi se ata i kemi vëllezër, por brenda fushës së gjelbër gjërat ndryshojnë.

Valon Hamdiu, mesfushori kosovar i cili luan tek skuadra zvicerane Winterthur u shpreh se përgatitjet për këtë ndeshje kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pret një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet me 15 tetor.

KOMENTE