Më 25 tetor Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën plenare, në shqyrtim të projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. Duke e përcjellë këtë krejt ishim në pritje për miratimin e buxhetit të vitit 2018.
Refik Hasani
Të gjitha legjislaturat e pas luftës, që nga viti 1999 e këndej, deputetët që kanë përfaqësuar në legjislativ si dhe Ekzekutivi nuk kanë arrit të mbrojnë, të shtrojnë dhe t’i kalojnë projektet kapitale që nuk janë në interes vetëm të Anamoravës, por janë në interes edhe të trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë, projektet kapitale si: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, Rregullimi i Lumit Mirusha e ujërat e zeza, Caktimi i një lokacioni për një Zonë Ekonomike, Rruga Gjilan për Kumanovë, Hapjen e vendkalimeve kufitare, etj
Por, edhe investime në rrugën Gjilan-Preshevë e Gjilan-Kamenicë e Bujanoc ka mbetur ajo që ishte para një gjysmë shekulli.
Ne kemi shkruar vazhdimisht se interes strategjik,ekonomik dhe kombëtarë është që autostrada duhet të kalojë përmes Anamoravës për detin Adriatik shqiptarë pasi Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva,Kumanova e Likova lidhen përmes Gjilanit e Anamoravës.
Deputetët e kësaj legjislature nëse nuk janë unik dhe të jen një zë pavarësisht nga cili subjekt vijnë të bëhen bashkë duke kërkuar e këmbëngulur që projektet të kalojnë në buxhetin për vitin 2018, përfundimisht të parasheh dhe të fillon të ndërtohet Autostrada dhe projektet tjera të interesit kapital.
Nëse miratohet edhe ky buxhet nga Parlamenti i Kosovës në vija buxhetore nuk ndahen mjete për fillimin e Autostradës: A thua çfarë përfaqësojnë Deputetët e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës?!
Në zgjedhjet e 11 qershorit e vitit 2017 është legjislatura e gjashtë sa projekte kapitale kanë kaluar, vallë pse vetëm deputetët e këtij Rajoni nuk shtrojnë e mbrojnë çështje që kanë peshë që lidhin tri rajone të tri shteteve.
Urojmë që kësaj here deputetët nga Gjilani e Anamorava nëse nuk miratohen projekte në interes të këtij trekëndëshi kufitar që mundë të numëron afërsisht gjysmë milioni banorë atëherë të mos e votojnë këtë buxhet qofshin ata të opozitës apo të pozitës.