Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidati për Asamble nga radhët e LDK-së, Leutrim Bllaca, kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit nga Cërnica, Kravarica e Vrapçiqi e Gumnishta, në takimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtabit Zgjedhor dhe nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.
I impresionuar me pritjen, kryetari Haziri tha se kjo mbështetje e bën më të përgjegjshëm në punë.
“Në mandatin e ri, do t’i finalizojmë të gjitha projektet infrastrukturore në Cernicë, Vrapçiq, Kravaricë e Gumnishtë. Besimi qytetar i këtyre fshatrave dhe i tërë territorit të Komunës ndaj meje, më bën krenar dhe të përgjegjshëm. Kjo është thirrje për të punuar më shumë. Falëmnderit edhe shoqatës së bashkatdhetarëve Cernica për bashkëpunimin e madh në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Ju falëmnderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Kandidati për Asamble, inxhinieri Leutrim Bllaca, ka thënë se është i nderuar që është pjesë e listës fituese të LDK-së, duke thënë se do të jetë zëri i fuqishëm i Cernicës, Vrapçiqit, Kravaricës e Gumnishtës në Kuvendin Komunal.
#LDKGjilan #LDK160
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/