DYLON

Programi ‘Aleanca me qytetarin’ ka prioritet rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në secilën lagje të Gjilanit

Programi ‘Aleanca me qytetarin’ ka prioritet rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në secilën lagje të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Mbështetje për programin tonë dhe kandidaten për Kuvendin Komunal në Gjilan, Arbesa Shehu nga familja Shehu në lagjen ‘Dheu i Bardhë’ me të cilët biseduam për problemet me të cilat ballafaqohen banorët si dhe nevojat që kanë si lokalitet.

Programi ynë zgjedhor ‘Aleanca me qytetarin’ në mandatin e ardhshëm katër vjeçar ka prioritet rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në secilën lagje të Gjilanit dhe mirëmbajtjen e tyre në mënyrë që ti japim fund njëherë e mirë infrastrukturës rrugore.

EkoHigjiena

Lagjja ‘Dheu i Bardhë’ do të lidhet me lagjen ‘Banja’ dhe ‘Dardania’ përmes Parkut shumëdimensional që do të ndërtohet në mandatin tonë të ardhshëm.

Kemi paraparë që brenda mandatit përveç infrastrukturës rrugore, të përfundojmë edhe me ndriçimin e rrugëve dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë që lagjet tona të jenë të sigurta dhe në monitorim të plotë.

Bashkë ia dalim!

NG

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.