Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka shprehur kritikën e thellë për subjektin PDK, e cila nuk po e gjen gatishmërinë e partive të tjera për të bashkëpunuar në zgjedhjet e ardhshme.
Në zgjedhjet e parakohshme që pritet të organizohen së shpejti në Kosovë, Bunjaku Rexhepi thotë se LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha.
Ky është postimi i plotë:
“Të vetmen parti që nuk po e duan për bashkëpunim, është PDK-ja. Tash duhet të presim konfirmimin zyrtar e demokratik të qytetarëve në kutitë e votimeve, se ku duhet ta ketë vendin PDK-ja, që nuk po e do për bashkëpunim asnjë parti tjetër. Vullneti i partive është i nisur edhe nga supozimi se populli nuk po i do, se kanë qeverisur me aq shumë skandale dhe se kanë përvoja zhgënjyese me të në bashkëpunimet e deritashme. Vota demokratike realisht do ta përcaktojë forcën e secilës parti.
Deri më tash, sa vërejmë në takime me qytetarë, LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha. Por temat si dialogu me Serbinë e taksa janë çështje përtej interesit të një partie.
Dhashtë Zoti që PDK-ja për shkak të frikës për të shkuar në zgjedhje se i humb ato, të mos na krijon ndonjë bllokim ose vonesa të shpërbërjes së Kuvendit, më 22 gusht, siç dinë shpesh të bëjnë intriga të tilla! Shpërbërja e Kuvendit kërkon numër të madh të votave!”, ka shkruar deputetja ne Facebook.