Nëpër kafene, ndeja të shoqërisë e muhabete familjare është aktuale tema e pretendimit të ndarjes së mundshme të elektoratit shqiptar dhe trazirave të reja politike.
Edhe pas 1 viti të qeverisjes lokale të komunës së Bujanocit nga Shaip Kamberi vazhdojnë problemet e partnerëve të koalicionit.
Sipas muhabeteve jozyrtare partia e Shaip Kamberit (PVD) është duke zhvilluar biseda me partinë e Nagip Arifit (PD) për një koalicion të mundshëm në kuvendin komunal dhe largimin e partisë së Junuz Musliut nga kjo qeverisje.
Rreth koalicionit të mundshëm në Bujanoc PVD-PD qarkullojnë edhe zëra se ata po bëhet bashkë kundër Junuz Musliut por më e keqja që po flitet nëpër opinion është se po bëhen bashkë Shaipi-Nagipi nga një vendbanim kundrejt të tjerëve.
Partia e Junuz Musliut që nga viti 2002 është partner i përhershëm i qeverisjes lokale dhe është mirë të provojë edhe ndjenjën e të qenurit opozitë.
Burime nga Partia Demokratike i kanë thënë Titulli.com, se grupi i PVD-së në Bujanoc vazhdimisht është duke bërë përpjekje për koalicion me PD me të vetmin qëllim largimin e Junuz Musliut nga qeverisja sepse ashtu po kërkon Beogradi zyrtar.
Ndërsa në anën tjetër Partia Demokratike po vazhdon biseda intenzive me Lëvizjen e Progresit Demokratik rreth daljes nga koalicioni me Shaip Kamberin.
Nga PVD jozyrtarisht i është thënë Titulli.com se partneri momental LPD nuk është duke punuar mjaftueshëm për bashkëpunimet edhe në Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe për ate i duhet koalicioni PVD-PD që do të përmbushte edhe kërkesat e Beogradit zyrtar për riaktualizimin e Trupit Koordinues.
Titulli.com nga përfaqësuesit e Lëvizjes së Progresit Demokratik është njoftuar se bisedat dhe presioni me partin e tyre për koalicione janë aktive por akoma nuk është vendosur se me kënd do të shkojë në koalicion apo do të vazhdojë në formën e tanishme.
Të gjitha këto lëvizje të koalicioneve mundë të hutojë opinion shqiptarë në komunë të Bujanocit që ka humbur shpresën tek politika lokale ndërsa gjithashtu koalicionet e reja mundë të krijojnë trazira të reja politike shqiptare.
BURIMI: Titulli.com