DYLON

Vetëvendosje: Takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Vetëvendosje: Takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe i nominuari për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, takuan sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler dhe zëvendësen e tij, znj. Vera Fusch.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën politike, veçanërisht për zgjedhjet e 11 qershorit dhe rezultatin e tyre, si dhe formimin e qeverisë së ardhshme. Me këtë rast, z. Ymeri e z. Kurti e njoftuan më detajisht ambasadorin austriak për planin dhe 40 priortitetet e Vetëvendosje-s, si projektin e vetëm që mundëson ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. Po ashtu, shprehën qëndrimet mbi dialogun me Serbisë, duke prezantuar para ambasadorit platformën e Vetëvendosje-s për këtë çështje.

Në anën tjetër, z. Pfandler dhe znj. Fusch, uruan Vetëvendosje-n për suksesin në zgjedhje. Si dhe, u tha se Austria mbetet e vendosur për përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës, në veçanti për avancimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe anëtarsimin në organizatat e tjera ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Nga ky takim i përzemërt u theksua po ashtu rëndësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, si dhe nevoja për të vazhduar edhe në të ardhmen më takime të këtilla, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.