Nën organizimin e komisionit për barazi gjinore është mbajtur ligjëratë në Bujanoc me temat mbi “kancerin e qafës së mitrës” dhe rëndësinë “Papa-test”-it.
Me qëllim vetëdijesimin e femrave rreth kontrollimeve të rregullta sistematike të cilat ofrohen nga stafi i gjinekologjisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc , shpjeguan për temën, shkruan Titulli.com.
Gjinekologu, Menderez Aliu apeloi se numri i përhapjes së kësaj sëmundje sa vjen e rritet andaj kontrollet sistematike dhe papa testi janë shumë të rëndësishme së paku njëherë në vit.
“Çdo dy minuta në botë vdes nga një grua nga kanceri i qafës mitrës kurse në Serbi në vit diagnostifikohen rreth 1500 raste kurse vdesin deri në 500 gra. Shkaktar i kësaj sëmundje në shumicën e rasteve është “Human papilla virusi” ku ekzistojnë rreth 100 tipe të tij, në Evropë dhe SHBA është zbuluar vaksina kundër dy tipave të këtij virusi që merren nga mosha 9 vjeçare deri në 26 vjeçare mirëpo tek ne ende nuk ka një vaksinë të tillë përveç se me porosi personale,” theksoi Aliu në ligjëratë e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Sipas Aliut shkakëtarë tjerë mund jenë pirja e duhanit, helmet kimike në natyrë, ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, stresi etj.
Ai sqaroi edhe disa prej simptomave të paraqitjes të sëmundjesh që janë gjakderdhja në kohën mes ciklit menstrual, gjakderdhja pas kontakteve seksuale, dhembje barku të kohë pas kohshme etj.
Sipas Menderez Aliut, të gjitha ato gra të cilat kanë këto simptoma duhet ti drejtohen gjinekologut e sidomos ato të cilat shkallën e infektimit në papa test e kanë të lartë ndërsa diagnostifikimi më i saktë i sëmundjes bëhet me anë kolposkopisë ku edhe merret materiali për biopsy, për të vazhduar me ndërhyrje kirurgjike dhe mjekime të mëtutjeshme, tregon Aliu.
Krahas numrit mjaft të madh në komunën e Bujanocit dhe rasteve të reja të cilat po paraqiten për të mirën e shëndetit të tyre luten të gjitha gratë të shkojnë të bëjnë kontrollet e nevojshme dhe po ashtu kontrollimin e gjinjve sepse me rastet e kancerit të gjirit Serbia radhitet ndër vendet e para.
Aliu apeloi se mjetet teknike dhe stafi i Shtëpisë së shëndetit në Bujaoc janë në dispozicion për gjitha pacientet të cilat dëshirojnë të bëjnë kontrollimin e gjinjve kryesisht ultrazërin e sipas nevojës edhe mamografinë e cila pas moshës 45 vjeçare është edhe obligative.
Burimi: Titulli.com