DYLON

Jyksele Gjinolli kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës (GDK) në Gjilan

Jyksele Gjinolli kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës (GDK) në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) Dega në Gjilan, pas një procesi zgjedhor brenda saj në mënyrë demokratieke zgjodhi kryetaren e re magjisten e artit, Jyksel Gjinolli.

Në këtë akt të zgjedhjes së kryetares së re, kyetarja e deritanishme Shukrije Rapuca ka thënë se GDK nga themelimi I saj si strukturë e rëndësishme e partisë ka reflektuar përherë imazh dhe model të organizmit të gruas në aktivitetin politik. PDK përherë ka pasur gra të zonja të cilat asnjëherë nuk janë kursyer të japin kontributin e tyre profesional e politik në të mirë të zhvillit të shoqërisë.

Me këtë rast kryetari i degës Zenun Pajaziti, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e lartë për angazhimin e deritashëm të ish kryetarës Rapuca ka thënë se Gruaja në PDK ka pasur dhe do të ketë rolin në strukturën e partisë dhe bashkarishtë do të krijojmë ambient politik më të meritueshëm për gratë.

EkoHigjiena

Duke uruar kryetaren e sapozgjedhur Jyksele Gjinolli, ai ka thënë se , kryetarja e së bashku me gratë e tjera profesioniste e të vyeshme të partisë do ta kenë përkrahjen dhe hapësirën për veprim në të gjitha zhvillimet në parti.

Ndërsa kryetarja e zgjedhur e GDK-së .Jyksele Gjinolli, duke shprehur falënderimin për përkrahjen e dhënë është zotuar që me përgjegjesi do ta ushtroj pozitën e kryetares dhe bashkarisht me të gjitha do të punojmë në avansimin e gruas në politikë.

“Do të vazhdoj të ec hapave të organizimit si GDK, të cilat i kanë trasuar me aq përkushtim ish kryetarja znj. Rapuca me të gjitha bashkëpunëtoret e saja të cilat përherë janë konsideruar si idhuj të organizmit të grave në politikë”, ka thënë ajo, për të shtuar se së bashku me përvojën e tyre dhe energjitë e rja që do të na bashkangjiten do të jemi pjesë e sukseve dhe fitoreve të PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.