Në komunën e Bujanocit gjatë vitit 2017 kanë qenë 4300 përfitues të asistencës sociale nga Qendra për Punë Sociale ndërsa kjo shifër vazhdon të jetë ende në të njëjtin nivel edhe gjatë këtij viti.
“Numri i rasteve të lajmëruara për asistencë sociale për persona me aftësi të kufizuara është afro 300 raste. Këto raste ndahen në dy kategori sipas ku kategoria e parë është ajo e personave me dëmtime të lehta dhe kategoria e dytë ajo e personave me lëndime të rënda”, theksoi për Titulli.com, Njazi Ahmeti drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc.
Ai tha se ndarja sipas kategorisë bëhet me qëllim të kategorizimit të pagesës të cilat bëhen nga ky institucion, ku përfituesit e kategorisë së parë përfitojnë mjete financiare në vlerë afro 11.000 dinarë kurse ata të kategorisë së parë përfitojnë afro 28.000 dinarë.
Sipas Ahmetit në Qendrën për Punë Sociale janë edhe 31 raste të strehimit të fëmijëve si dhe 11 raste të strehimit të personave të rritur.
“Strehimi i fëmijëve si dhe personave në nevojë është bërë në familje strehuese si dhe në institucione përkatëse. Ka edhe raste të shënuara të dhunës familje dhe ne kemi të regjistruar 79 raste të përdorimit të dhunës familjare”, u shpreh Ahmeti.
BURIMI: Titulli.com