Kryetari i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, pak para përmbylljes së fushatës elektorale ka dhënë një mesazh për qytetarët e Gjilanit.
“LDK e filloi fushatën pesë minuta pas orës 00 dhe po e përfundojmë pesë minuta para orës 00. Takuam familje në lagje e fshatra, të rinjë e të reja, gra e burra, punëtorë e asrsimtarë, bujqë e inxhienierë, kryefamiljarë të nderuar të Gjilanit e Anamoravës.
Me një LDK të bashkuar me partnerët e koalicionit, AKR-Lëvizjen për Drejtësië dhe Lëvizjen Vatra, dhe përçuam mesazhin e qartë duke i kthyer këto 10 ditë të fushtës në kryengruitje politike kundër koalicioneve të natës, levizjeve të kuqe dhe gjithë atyre që për 17 vjetë po e mbajnë peng Kosovën për interesa partiake, politike e diskriminuese ndaj regjioneve e qyteteve. Vecanërisht, Brezi i Republikës, të cilën e përfaqësoj unë, e bëri kryengritjen e madhe politike në Gjilan dhe Kosovë.
Veç sot takova 1000 kryefamiljarë, 500 bujqë, 800 arsimtarë, mijëra të rinjë e të reja, gra e burra, të cilët janë bashkuar rreth numrit 16, dhe rreth LDK’së, shtëpisë së madhe të Ibrahim Rugovës, të cilin ne e ruajmë si babë themelues të Repubklikës sonë.
LDK i dha dy presidentë, dy kryeminsitra dhe dy kryetarë të Kuvendit dhe ka ardhur koha që ta ndërrojm numrin dy në tre. Kryeministri në ardhje e ka mbëshjtetjen tonë, të Gjilanit Anamorabvës dhe gjithë Kosovës.
Mos e harroni mesazhin e presidentit të partive popullore Europiane, Joseph Daul, që të mos I votoni ata që e çojnë Kosovën në qorrsokak, por ta votojnë LDK’së për një të ardhme europiane.
LDK ka dëshmuar se nuk jemi parti e kusherinjve dhe dajallarëve, por e popullit. Apeloj qytetarët që të dalin masovisht më 11 qershor, që mbështetjen ta përkthejmë në votë popullore për ndryshim. Dilni masovisht se ne e garantojmë dhe e ruajmë votën tuaj”, kaqenë mesazhi I kryetarit Haziri.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017