Brenda 24 orëve asnjë i infektuar me koronavirus në komunën e Vitisë, kanë bërë me dije drejtuesit e kësaj komune.
Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, është raportuar për gjendjen aktuale me Pandeminë në komunën e Vitisë, ku u tha se ka shënuar rënie numri i të infektuarve në komunën e Vitisë.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti që kryeson këtë këshill, bëri të ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë të infektuar, ndërkohë që janë 29 raste aktive, e momentalisht 3 të hospitalizuar.
“Numrit në rënie i ka kontribuar edhe përkushtimi qytetar për zbatim të masave, andaj apelojmë që edhe më tej të angazhohemi që ta mbajmë në zero numrin e të infektuarve në komunën tonë”, ka thënë Haliti.
Që nga fillimi i rasteve të para me Covid 19 në komunën e Vitisë më 13 mars 2020, në këtë komunë janë shënuar 1681 raste pozitive, prej tyre 1574 të shëruar dhe 78 raste të vdekjes. /2LONLINE.com/