Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Besnik Bislimi, ka vlerësuar se vetëm kjo parti ka seriozitetin që e meriton faza finale e dialogut me Serbinë.
Ai ka treguar se kjo është arsyeja pse insistojnë që në këtë proces Kosova të hyjë e përgatitur mirë dhe politikisht e fuqishme.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bislimi ka theksuar se falë angazhimit tëVetëvendosjes dhe mbështetjes qytetare dialogu me Serbinë nuk ka vazhduar dhe presidentit Thaçi i ështëpamundësuar aventura.
Bislimi ka thënë se iniciativa e PSD-së e ka rikthyer sërish në skenë Thaçin duke i ofruar atij perceptimin e një mbështetje të gjerë nga Kuvendi.
BURIMI: Epoka e re