Dr. Avdullah Hoti, Ministër i Financave të Republikës së Kosovës, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Gjatë këtij takim Haliti e ka njoftuar atë për projektet e ndryshme që janë realizuar dhe atyre që do të realizohen në të ardhmen në komunën e Vitisë.
“ Komuna e Vitisë ka paraparë të realizoj shumë projekte të cilat rritin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe të komunave fqinje. Por për realizmin këtyre projekteve komuna jonë kanë nevojë për mbështetje financiare” tha ndër tjerash Haliti.
Kurse ministri Hoti tha se ai do ti shikoj mundësitë buxhetore për mbështetjen e projekteve, kryesisht të reja në këtë komunë.
Po ashtu, kreu i Vitisë Sokol Haliti është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Agim Berdynaj. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth projekteve në fushën e arsimit konkretisht për rivitalizimin e shkollave dhe inventarizimin e tyre, në veçanti të objektit të gjimnazit “ Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Ndër tjerash kryetari Haliti e ka njoftuar atë edhe rreth nevojës për ndërtimin e një objekti të ri shkollor në fshatin Drobesh.
Haliti u interesua edhe rreth projektit të objektit të shkollës fillore të mesme të ulët “ Halil Alidema” në Pozheran që ka filluar ka fundi i vitit të shkuar. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie