Demarkacioni lojë politike!

Demarkacioni lojë politike!

Si shumë procese edhe demarkacioni me Malin e Zi ka nisur me jo transparencë, si ndaj publikut ashtu edhe ndaj opozitës.

Pushteti duke u thirr në numrat që i ka në Parlament kishte besuar se do ta kalojë pa asnjë problem marrëveshjen për demarkacionin, ashtu edhe marrëveshjet tjera, si asociacioni i komunave serbe, e të tjera.

Avdi AZIRI

Por, pushtetit i kishte has sharra në gozhdë kur edhe në vet radhët e saja kishin dalë të tillë që ishin kundër demarkacionit të tillë me Malin e Zi, duke e bërë të pamundur votimin e kësaj marrëveshje në Parlamentin e Kosovës.

Demarkacioni i kufirit është kusht si për Malin e Zi, për anëtarësimin e saj ë në NATO, ashtu edhe për Kosovën, për liberalizimin e vizave, por Mali i Zi këtë marrëveshje e ka ratifikuar në parlamentin e saj kurse Kosova po ballafaqohet me kundërshtimin e madh që po ja bënë opozita kësaj marrëveshje si dhe disa deputet nga radhët e partive në pushtet.

Në këtë situatë, pengesat e opozitës për ta pamundësuar ratifikimin në parlament si me mosvotim ashtu edhe me veprime tjera, pushteti po mundohet që ta përkthejë këtë situatë në favor të saj, të përfitojë politikisht duke e paraqit opozitën si destruktive dhe si opozitë që kundërshton vlerat evropiane.

Në situatën e krijuar opozita ndoshta aksidentalisht është rreshtuar kundër interesave të Bashkësisë Evropiane e cila me çdo kusht po synon ta pengojë skenarin rus i cili po tenton ta destabilizojë këtë pjesë të rajonit ballkanik.

Kosova gjendet në pozitë të vështirë me fajin e klasës politike të sajë, e cila nuk po arrin që interesat e shtetit, t’i ketë prioritet para atyre partiake e personale. Disa lider të skenës politike kosovare po dëshirojnë që në momentet e fundit kur po pritet nga Gjykata Speciale ti bëjë të ditura aktakuzat e para, të krijojnë skenarë që ata të jenë të domosdoshëm në skenën politike dhe në këtë mënyrë t’i bishtnojnë ndoshta Gjykatës Speciale.

Opozita ka ra në kurthin e pushtetit ku veprimet e saja vetëm sa po e forcojnë pozitën e Qeverisë, e cila me sukses po arrin që opozitën ta paraqesë si anti-evropiane dhe po ashtu para popullit ta paraqes si penguese të lëvizjes së lirë.

Mos liberalizimi i vizave për shkak të kundërshtimit të opozitës, do ta dëmtonte tejmase opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Është e pabesueshme që qytetarët do ta votojnë një parti e cila e ka pengua të ardhmen e tij dhe se bashkësia ndërkombëtare assesi nuk do ta lejonte që të formojnë qeverinë ato parti që kundërshtojnë bisedimet, që kundërshtojnë demarkacionin dhe asociacionin e komunave serbe edhe po t’i fitonin zgjedhjet.

Mos ratifikimi i Demarkacionit me Mali e Zi, privon qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm së paku edhe për pesë vitet e ardhshme e ndoshta edhe më shumë dhe humbësi më i madh do të jetë qytetari I Kosovës, i cili përveç izolimit do të ballafaqohet edhe me një krizë të lartë ekonomike.

Partitë politike duhet të tejkalojnë interesat e veta të ngushta partiake në këto momente kur po vendoset për të ardhmen e vendit, të heqin dorë nga barrikadimet dhe të arrijnë kompromise për ato fusha që janë me interes qytetarë dhe mos t’i privojnë qytetarët nga e drejta e tyre për lëvizje të lirë, sepse kjo është mundësia e vetme që një popull të zhvillohet dhe të ecë krahas popujve tjerë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE