Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, priti sot në takime të ndara Ambasadorin e Ferancës në Kosovë, z. Didier Chabert dhe Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq.
Në këto takime, Ministri Ismaili i ka falënderuar ambasadorët Chabert dhe Kapitanoviq për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës këto dy shtete respektive në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Gjithashtu, në takime është shprehur gatishmëria e Francës dhe Kroacisë për vazhdimin e përkrahjes në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe për arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.