Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë pritën sot një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, njëherit edhe përfaqësuese e pakicave (shqiptare,sllovene, maqedone, malazeze dhe boshnjake).
Ministri Lekaj me bashkëpunëtorë i falenderuan deputeten Perlaskaj dhe komunitetin e bizneseve shqiptare në Kroaci, për interesimin e tyre për vendin tonë. Ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj, biseduan për disa projekte të infrastrukturës që janë duke u realizuar në vendin tonë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në lëmin e infrastrukturës.
Pas takimit, ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj e prononcuan për media duke treguar për temat e diskutimit në këtë takim deputetja Lekaj-Perlaskaj tha: ‘’E falenderoj ministrin Lekaj për mikpritje, kjo vizitë ka qenë pak a shumë vizitë miqësore, ku kemi biseduar për një bashkëpunim sa më të ngushtë në mes të Ministrtrisë Infrastrukturës së Kroacisë dhe të asaj të Kosovës, si dhe për komunitetin shqiptar, i cili jeton në Republiken e Kroacisë’’.
Ndërsa ministri Pal Lekaj duke e falenderuar deputetën nga Kroacia pohoi: ‘’Ne biseduam për raportet mes dy qeverive, me fokus të veçantë mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë. U dakorduam që të kemi vizita të ndërsjellta të bashkëpunimit sa i përket infrastructures, por në asnjë moment nuk e lam anash komunitetin shqiptar që vepron në Kroaci dhe ne jemi të vetëdijshem për përkrahjen e shtetit Kroat ndaj komunitetit shqiptar, duke i përkrahur edhe në arsim, por edhe në zhvillimin e biznesëve të tyre. Ne krenohemi me komunitetitn shqiptar që ka qenë çdo herë afër Kosovës, e sidomos gjatë kohës së luftës, por edhe tani janë të interesuar që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë dhe t’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë kuptim Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ket raporte të ngushta me shtetin Kroat, me qeverinë Kroate, sepse ne kemi mësuar mjaftë edhe nga Qeveria Kroate, asnjëherë nuk jemi larguar prej njëri-tjetrit dhe unë e falenderova deputetën, e cila është deputetja e parë shqiptare që më votën e lirë të qytetarëve të Kroacisë dhe të komunitetit shqiptar, është zgjedhur dhe na përfaqëson denjësisht në Parlamentin e Kroacisë dhe lufton për të drejtat e komunitetit shqiptar atje e që më të vërtetë është nderë për ne që e patëm për vizitë”.