DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj
Avatar photo Redaksia

Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishim temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.

EkoHigjiena

Znj. Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në këtë takim të përzemërt u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.