DYLON

Caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik ndaj të pandehurit P. C.

Caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik ndaj të pandehurit P. C.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës për të pandehurin P. C., në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.

Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe ekspertit psikiatër, ka konstatuar se i pandehuri P. C., ka manifestuar probleme psikologjike, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Me këtë i pandehuri P. C. dyshohet se ka kryer veprën penale: ngacmimi nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.