“Kemi pasur një bashkëbisedim të frytshëm me strukturat e Forumit Rinor të LDK-se në Gjilan. Në emër të Kryetarit Haziri, pata nderin, po ashtu, të prezantojë projektet kryesore të realizuara deri më tani dhe ato që do të bëhen në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”.
Kështu është shprehur Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së, sipas të cilit, pos funksionalizimit të plote të Shtëpisë së Rinisë qe është ndërtuar sipas standardeve më të larta, rritjes së Fondit të Ekselencës, dhe përkrahjes e subvencioneve për organizatat rinore e studentore të Komunës sonë, fokus kyç i mandatit të ardhshëm do të jetë edhe bashkëpunimi me i ngushtë me sektorin privat për krijim të programit të Praktikës Profesionale me pagesë, që do të ndihmojë të rinjtë dhe të rejat tona të fitojnë përvojën e nevojshme dhe kualifikuese për të pas mundësi më të mira punësimi në të ardhmen e afërt.
“Andaj, siç ka thënë edhe Kryetari Haziri, mandati i ardhshëm do të sjellë përkushtim maksimal në sferën e zhvillimit ekonomik lokal. E, në këtë kuadër, rinia do të jetë promotor kryesor.
Në ditët në vijim, në bashkëpunim me Forumin Rinor, të cilin e falënderoj për angazhimin, do të mbajmë edhe tubime tjera bashkëbisedimi me studentë, rininë shkollore, e OJQ rinore të Gjilanit, kështu që ta sforcojmë besëlidhjen tonë me rininë, përmes Lidhjes sonë të madhe për Gjilanin”, ka thënë Bislimi.
sponsorizuar nga Faton Bislimi