AKR në vazhdën e fushatës së saj, planifikon takime të shumta me qytetarë

AKR në vazhdën e fushatës së saj, planifikon takime të shumta me qytetarë

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, në fazën e dytë të fushatës zgjedhore të 22 tetorit ka paraparë që të bëjë vizita të ndryshme në qytet dhe rrethinë, ku parasheh të takohet me qytetarë për të shpalosur programin liberal të saj,

Kështu ka thënë Vana Jerliu – Ramadani, shefe e shtabit zgjedhor të AKR-së, në takimin e fundit të këtij shtabi. Sipas saj, është paraparë që në këtë fazë të fushatës, të ketë takime të drejtpërdrejta me qytetarë-votues, për të folur për rëndësinë e zgjedhjeve lokale si dhe peshën e votës, se pse ajo duhet të jepet për programin dhe kandidatët më të mirë.

E, Vana Jerliu-Ramadani ka thënë se pikërisht AKR-ja ka program të tillë dhe kandidatë të përkushtuar duke e bërë atë lidere në këtë drejtim në raport me partitë të tjera.

Me këtë rast, është përmendur lideri i saj i dëshmuar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, por edhe programi më i mirë i këtij subjekti që është hartuar nga ekspertët më të njohur vendas dhe të huaj.

Përndryshe, sipas zëdhënësit të shtabit zgjedhor Sami Spahiu, AKR-ja e vlerëson lartë kulturën e gjilanasve për krijimin e klimës së mirë në ecurinë e deritanishme të fushatës zgjedhore, ku gjithashtu kontribut të madh, në këtë drejtim, ka dhënë edhe Dega e AKR-së, krahas subjekteve tjera politike.

Përndryshe, në ditët në vijim, AKR, parasheh të jetë edhe më aktive me aktivitetet e ngjeshura në terren.

e sponsorizuar nga AKR

KOMENTE