Nga sot të gjithë banorët e fshatit Roganë dhe fshatrat përreth, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku, i vendosur në qendër të fshatit Roganë në rrugën kryesore.
Përurimin e E-kioskut në fshatin Roganë të Kamenicës e ka bërë Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo pajisje do t’ju mundësoj qytetarëve shërbime më të shpejta.
“ E-kiosku tani edhe në Roganë. Pos Kamenicës e Hogoshtit, edhe në Roganë u bë vendosja e E-kioskut për qytetarët që kanë nevojë për dokumente administrative. Kjo pajisje e cila u mundëson shërbime të afërta e të shpejta, tani do të jetë në dispozicion në tri qendra më të mëdha të komunës sonë. Urime banorëve! ”, tha ai.
Shërbimet të cilat ofrohen në E-Kiosk çdo ditë për 24 orë:
- Certifikata e lindjes;
- Certifikata e lindjes së fëmijës;
- Ekstrakti i lindjes;
- Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
- Certifikata e vendbanimit;
- Certifikata e shtetësisë;
- Certifikata e martesës;
- Fatura e tatimit në pronë.
Të gjitha këto shërbime do të jenë të qasshme për ju pasi ju të ofroni dokumentin identifikues apo të dhënat që ju kërkohen në monitor. /2LONLINE.com/