David De Gea është përzgjedhur për këtë rol nga pronari multi-milioner i kampionëve francezë, PSG.
Siç shkruan gazeta britanike “The Sun”, PSG do t’i ofrojë portierit spanjoll një rrogë prej 21 milionë euro (neto) në sezon, gjë që do ta vendoste De Gea-n në mesin e dhjetë lojtarëve që paguhen më shumë në botë.
Portierit të Manchester United i përfundon kontrata me Manchester United qershorin e ardhshëm dhe nuk ka pranuar të rinovojë ende. Fakti që portieri i “Djajve të Kuq” mund të largohet si lojtar i lirë një vit më vonë, bën që shumë ekipe ta synojnë.
Nga ana tjetër, Manchester United po bën gjithçka që të rinovojë me spanjollin, por ekziston rreziku që ta humbasë edhe falas.