DYLON

Vetëvendosje në Gjilan plotëson kryesinë

Vetëvendosje në Gjilan plotëson kryesinë
Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, ka mbajtur mbledhjen e XVII-të të Këshillit të Qendrës, ku përpos diskutimeve lidhur me situatën politike në vend dhe në komunë, janë bërë edhe zgjedhjet për plotësimin e kryesisë së Qendrës si dhe delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Besnik Bislimi, i cili mori pjesë në këtë mbledhje, foli për situatën aktuale politike në vend, duke bërë të ditur pozicionin e Lëvizjes karshi zhvillimeve aktuale në vend, e që kryesisht ndërlidhen me çështjen e dialogut dhe kufijtë e Republikës, që po vihen në rrezik pikërisht nga disa politikanë të vendit tonë.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, foli lidhur me zhvillimet e fundit në komunë dhe situatën politike aty, duke u ndërlidhur edhe me punën e anëtarëve të Kuvendit Komunal, ku ndër tjerash përmendi edhe disa fakte që tregojnë se sa e forte është Lëvizja në Kuvend. Sipas disa statistikave të nxjerra nga Kuvendi Komunal, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje! gjatë vitit që shkoi, ka parashtruar 270 pyetje gjatë seancave, ndërkaq numri i partive tjera opozitare nuk shkon më larg se 80 pyetje gjatë vitit, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Këshilli i Përgjithshëm vazhdoi punimet me zgjedhjet e anëtarëve për plotësimin e kryesisë si dhe delegatët në Këshillin e Përgjithshëm, ku gjatë procesit gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk është shënuar as edhe ndonjë parregullsi më e vogël, thuhet në komunikatë.

Pas shpalljes së rezultateve nga komisioni zgjedhor ad-hoc i Qendrës, përbërja e anëtarëve të rinj që plotësuan përbërjen e kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan është kjo:

Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Ali Xhelili
Agim Hotjani
Shpend Nuhiu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.