Ronaldo nuk është gati për Champions, e konfirmon trajneri

Ronaldo nuk është gati për Champions, e konfirmon trajneri

Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbisë dhe pritët të mungoj më shumë se dy javë.

Ai fillimisht ishte menduar se do të kthehet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajax, por trajneri e vë në dyshim këtë.

“Ai po punon mirë dhe shpresojmë të jetë ndaj Ajax. Kjo do jetë e vështirë, por shpresojmë dhe po punojmë dita ditës. Këmba e tij është më mirë, do të bëhet edhe një ekzaminim tjetër, por janë 9 ditë deri në ndeshjen ndaj Ajax dhe rikuperimi tij do të vlerësohet kohë pas kohe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Allegri.

Ronaldo ka humbur ndeshjen me Empolin dhe gjithashtu do të mungoj kundër Cagliarit të martën dhe Milanit në fundjavë.

KOMENTE