Kosova po zhvillon përgatitjet dhe stërvitjet e para pwr dy ndeshjet kualifikuese që zhvillohen me 7 dhe 10 qershor.
Në Podgoricë, Kosova luan kundër Malit të Zi në një stadium të zbrazët për shkak se UEFA ka dënuar malazezët për sjelljet raciste në ndeshjen kundër Anglisë.
Por kjo nuk është në avantazh të Kosovës sipas trajnerit Bernard Challandes.
“Personalisht nuk më pëlqen të luaj pa tifozë dhe këtë fakt nuk e shoh si avantazh. Më mirë do të ishte të luajmë me tifozë edhe nëse do të na fishkëllenin gjatë gjithë ndeshjes, kjo do t’u jepte motiv futbollistëve tanë“, ka thënë trajneri.
“Kam pasur rast kur kam pasur ndeshje pa tifozë dhe kjo nuk i motivon lojtarët pasi që tifozët shpesh edhe tifozët kundërshtar i motivojnë lojtarët“, përfundoi Challandes.