Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, nga zyra e BE-së kanë shkruar se gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt.
“Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt”.
“Apelojmë tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, shkruan zyra e BE-së në Twitter.
RTKLIVE.com