DYLON

Më 4 tetor LDK do ta mbajë Kuvendin e Punës për agjendën programore Gjilani i Gjelbër 2025+

Më 4 tetor LDK do ta mbajë Kuvendin e Punës për agjendën programore Gjilani i Gjelbër 2025+
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku para qytetarëve të komunës së Gjilan ka paraqitur programin e Degës për muajt e ardhshëm. Gjithashtu, sot janë bërë publike edhe katër kandidaturat e Degës për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.

EkoHigjiena

Më tej haziri ka thënë:

”Jemi në takime të shpeshta me qytetarë, me shoqëri civile, dhe me një punë të madhe të komisioneve tona profesionale në Degë, së bashku me Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, së bashku me strukturat e Degës, jemi të gatshëm të bëjmë një program të mirë dhe të duhur për “Gjilanin e Gjelbër 2025+”.

Me 4 tetor 2024, do ta mbajmë Kuvendin e Punës të Kryesisë së Degës, në të cilën do të diskutojmë axhendën programore për komunën tonë “Gjilani i Gjelbër 2025+”.

Në tetor gjithashtu, do të organizohet Konventa e Rinisë, në të cilën do të diskutohet roli i rinisë në qeverisjen qendrore dhe lokale, e gjithashtu do të kemi diskutime e debate edhe me grupmoshat e reja, përfshirë nxënësit, studentët dhe të rinjtë aktiv të shoqërisë civile, për të mirën e komunës sonë.

Poashtu, në nëntor, Forumi i Gruas do ta mbajë Konventën e Gruas. “Gruaja për Gjilanin” do të jetë moto e kësaj konvente, që nënkupton se gruaja do të jetë edhe pjesa qendrore e qeverisjes së ardhshme, ashtu siç është edhe pjesa kryesore e shoqërisë. Gratë janë të barabarta me burrat, e të tilla duhet t’i trajtojmë. Do të jenë të lira të punojnë në tregun e punës poaq sa edhe burrat. Pengesat për to do t’i tejkalojmë së bashku.

Konventa Zgjedhore për LDK-në e Gjilanit do të jetë në dhjetor. Ne do t’i konfirmojmë këto politika për Gjilanin dhe për kujdesin e Prishtinës ndaj Gjilanit dhe Anamoravës në të ardhmen.

Poashtu, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, sot bëri publik edhe emrat e katër kandidatëve të Degës tonë për zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Katër kandidaturat e para janë:

1. Lirije Kajtazi- ish-kryetare e Forumit të Gruas, deputete për disa mandate dhe zonjë e cila frymën rugoviane e ka bartur e vazhdon ta bartë kudo që është. Ajo përfaqëson gjeneratën e parë të LDK-së dhe kandidimi i saj nderon listën tonë.

2. Valentina Bunjaku-Rexhepi- kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan, nënkryetare e Forumit të Gruas në nivel qendror dhe deputete aktuale në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqeson gjeneratën e dytë të LDK-së dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm në partinë tonë. Të nderuar ta kemi në listë.

3. Avdyl Aliu- poashtu përfaqëson gjeneratën e dytë të LDK-së për shkak të kontributit të madh edhe të familjes së tij më herët në LDK. Aktualisht është nënkryetar i Degës dhe Shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Është nga fusha e biznesit, dhe natyrshëm një veprimtar si z. Aliu nderon Degën tonë në përfaqësim për nivelin qendror.

4. ⁠Bardhyl Syla- ish-anëtar i Kuvendit Komunal dhe nënkryetar i Degës. Që nga fillimi në familjen tonë politike. I dëshmuar si me votë, ashtu edhe me punë në Gjilan. Tani ai nderon listën tonë me kandidimin e tij.

Ka shumë emra kredibil në LDK që meritojnë të jenë pjesë e kësaj liste. Katër të nominuarit kanë treguar vetën dhe punën e tyre për vite me radhë në të mirën e qytetarëve tanë. Jemi të bindur se do të jenë zëri i qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës” ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.