DYLON

Tronditëse dhuna ndaj gazetarëve!

Tronditëse dhuna ndaj gazetarëve!
Avatar photo Redaksia

Media e lirë, e pavarur, kritike dhe e guximshme, nuk i lejon marrëzitë politike që të shtrihen deri në pakufi.

Nuk mundë ta paramendojmë zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të shtetit në një sistem demokratik, çfarë e kemi konkretisht ne në Kosovë, pa media të lira, të pavarura, të guximshme, përmes së cilave bëhet i mundur pasqyrimi dhe diskreditimi i paturpësive, skandaleve dhe të korrupsionit sidomos të politikës dhe të pushtetit.

EkoHigjiena

Sulmi ndaj gazetarëve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, pikërisht për të krijuar kaos e anarki totale në rrjedhat politike e institucionale këtu.

Pavarësisht pikëpamjeve – politikës redaktuese të ndonjë mediumi te ne për çështje të caktuara, apo paraqitjes jo të “përshtatshme” publike të ndonjë gazetari, dhuna ndaj tyre është e papranueshme dhe duhet ndaluar me ndërmarrjen e masave ligjore nga mekanizmat e shtetit duke mos lejuar që kjo të bëhet dukuri në shoqërinë tonë.

Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga PDK, Gjilan

LEXO: AGK: Sulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, shqetësues dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.