DYLON

Rashiti (PDK):  Gjilani nuk e meriton një kryetar komune që manipulon edhe me projektin e USAID-it

Rashiti (PDK):  Gjilani nuk e meriton një kryetar komune që manipulon edhe me projektin e USAID-it
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, ka thënë sse në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetari i Gjilanit duke e arsyetuar propozimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti i kaluar, keqpërdori foltoren e kuvendit duke tentuar që të manipulojë publikun.

Rashiti shtoi se  kryetari i Gjilanit duke dashur të akuzojë opozitën për mos votimin e propozimit tij dhe të viktimizojë veten e tij siç e ka zakon, pa fije turpi e tha një të gënjeshtër shumë të madhe.

EkoHigjiena

”Projekti i miratuar përmes mbështetjes nga USAID-i, e që buron nga kontrata sociale përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrjen e planifikimit të buxhetit komunal, në vlerë prej 30 mijë euro për gratë pensioniste, është bërë vitin e kaluar ku udhëheqës i këtij procesi kam qenë unë personalit si drejtor i buxhetit dhe financave dhe është futur në planifikimin e buxhetit për vitin 2024”, thotë Rashiti.

Sipas tij, nNdërsa në seancën e fundit të kuvendit komunal deklaroi se në propozimin e tij për bartjen e buxhetit prej 2.5 milion euro është edhe ky projekt i USAID në vlerë prej 30 mijë euro. Definitivisht, e fatkeqësisht ne Gjilani nuk e meritojmë të kemi një kryetar mashtrues, manipulues e gënjeshtar.

“Viktimizimi është dobësia më e madhe e një udhëheqësi, por të tentosh për të viktimizuar edhe qindra punëtorët të ndërmarrjes Tregu, OJQ-të e Gjilanit që kujdesen dhe ofrojnë shërbime për qindra persona me aftësi të kufizuar, qindra gra pensionere dhe një donator tejet kontributdhënëse për Gjilanin siç është USAID-i, vërtet është veprim tejet i ulët dhe skandaloz”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.