DYLON

Ministri Maqedonci mirëpret Lord Stuart Peach

Ministri Maqedonci mirëpret Lord Stuart Peach
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, të shoqëruar nga ambasadori Jonathan Hargreaves.

Temat që u zhvilluan në këtë takim ishin rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së, si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci u shpreh falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it, pas sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi përkushtimin e palëkundur në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.