Valmir Veliu pati një përplasje me Diar Miftarajn, futbollistin e Prishtinës në duelin derbi të javës së 31-të në Ipko Superligë.
Ai po trajtohet dhe është në gjendje stabile, gjersa nuk ka munguar përkrahja e kolegëve të tij, futbollistëve Kosovar.
Së fundmi, atë e vizitoi edhe klubi i Ligës së Parë, Bashkimi i Koretinit.
Këtë vizitë futbollistët e Bashkimit e bënë në prag të derbit ndaj Ramiz Sadikut në Ligën e Parë, i vlefshëm për ‘biletën’ e mbijetesës në këtë rank garash, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në uljen e siparit të këtij edicioni.