DYLON

Prishtina fiton minimalisht, Llapi një hap prapa në luftë për titull

Prishtina fiton minimalisht, Llapi një hap prapa në luftë për titull
Avatar photo Elife Sherifi

Prishtina ka triumfuar përballë Llapit në derbin e javës së 31-të në Ipko Superligë. Një  lojë  me gjysmë aksione, gjysmë  pasime e pa konkretizim e karakterizoi pjesën e parë.

Në  anën tjetër pjesa e dytë  ishte e furishme me sulme të  Prishtinës, të  cilave u rezistuan mysafirët.

Përkundër sulmeve të  një pasnjëshme të  Prishtinës, Llapi nuk është  se tregoi lojë  të  bukur dhe herë  pas here e humbnin topin në  mes të  fushës pa rrezikuar shumë  portën e vendasve.

EkoHigjiena

Erdhi minuta e 88’ e takimit, e cila ndryshoi në  1:0 për vendasit me golin e realizuar nga Mërgim Pefqeli.

Përkundër, lojës jo edhe aq të  fortë  në  fushë, takimi kishte të gjitha përmasat e një derbi, me mijë ra tifozë, atmosferë, mot të mirë dhe referim për disa korrekt, ndërsa gjithmonë  ka hapësirë  edhe për kritika.

Me këtë  fitore, Prishtina mban gjallë shpresat për titull me vetëm dy pikë  pas Feronikelit, ndërsa Llapi i ka gjasat më  të  vështira ose pothuajse te pamundura për titullin kampion