DYLON

Gjilani e nis edicionin e ri me barazim

Gjilani e nis edicionin e ri me barazim
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit e ka nisur me barazim edicionin e ri në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka barazuar në stadiumin  “Zahir Pajaziti” të Podujevës, me shifrat 1 me 1, në ballafaqim me Llapin.

Në fakt, po të ishte me pak fat, skuadra gjilanase që drejtohet nga Ardian Nuhiu, mund ta fitonte krejtësisht ndeshjen, pasi që nga minuta e 50 e takimit ishte në epërsi, me golin e shënuar nga Oltion Bilalli, por se tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt të takimit, llapjanët barazuan përmes Ahmed Januzit.

EkoHigjiena

Kështu, SC Gjilani merr një pikë në Podujevë në këtë nismë kampionati, ndërsa në xhiron e dytë do të takohet si vendës me Ballkanin për ta kërkuar fitoren e parë kampionale.  /2LONLINE/