DYLON

Manchester City kampion në Premier Ligë

Manchester City kampion në Premier Ligë
Avatar photo Elife Sherifi

Manchester City edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Premier Ligës për edicionin 2018/19. City nuk lejoi befasi dhe kësisoj arritën fitore bindëse 1-4 ndaj Brighton.

Aguero (28’), Laporte (38’), Mahrez (63’) dhe Gundogan (72’) shënuan në fitoren e Cityt dhe në triumfin e dytë radhazi në kampionatit anglez, njëkohësisht titulli i gjashtë në historinë e klubit.

Edhe Liverpooli e kreu detyrën në mënyrë perfekte, duke realizuar fitore 2-0 ndaj Wolves me dy golat e Sadio Mane, por që nuk mjaftoi që ta sillnin titullin e PL-së pas 29 viteve në ‘Anfield’.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.