Bartësi i listës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Skender Berisha kërkon mbështetje në Zhegër për subjektin e tij
Bartësi i listës nga radhët e Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Skender Berisha, sot ka vizituar Zhegrën e Gjilanit ku ka takuar qytetaret e kësaj ane me të cilët ka bashkëbiseduar për shumë çështje.
Berisha, së bashku me kandidatët Bejtullah Bunjaku, Mrika Krasniqi Shala dhe Albulena Sylejmani diskutuan për shumë çështje që i preokupojnë ato, dhe që janë në interes për gruan por edhe shoqërinë gjilanase.
Kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit, znj. Shala dhe znj. Sylejmani premtuan mbështetje të parezerve, dhe u zotuan se do të jenë zëri i tyre në Asamblenë Komunale.
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/