DYLON

Familja Shahiqi dhe Huruglica në mbështetje të Nazim Gagicës dhe kandidates së tyre Diana Huruglica

Familja Shahiqi dhe Huruglica në mbështetje të Nazim Gagicës dhe kandidates së tyre Diana Huruglica
Avatar photo Redaksia

“Përkrahja e këtyre dy familjeve (Shahiqi dhe Huruglica) për Aleancën është e ditëve të para, vazhdon ndër vite dhe sot është edhe më e fuqishme për faktin se vajza e tyre, Diana Huruglica është pjesë e listës sonë fituese “Aleanca me qytetarin”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Në familjen Shahiqi dhe Huruglica gjithmonë gjetëm ngrohtësinë, mikpritjen e respektin. Familje të mëdha e të respektuara në Gjilan, familje nga gjiri i së cilave dolën shkrimtarë e artistë me emër, profesorë e mjekë, inxhinierë e juristë.

Përkrahja e këtyre dy familjeve për Aleancën është e ditëve të para, vazhdon ndër vite dhe sot është edhe më e fuqishme për faktin se vajza e tyre, Diana Huruglica është pjesë e listës sonë fituese “Aleanca me qytetarin”.

Programi ynë qeverisës garanton zhvillim ekonomik, mundësi për vende të reja pune, infrastrukturë moderne, arsim cilësor dhe shëndetësi që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

NG

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/