Qytetarët e “Lagjës së Vishnjeve” e kanë falënderuar Lutfi Hazirin dhe LDK’në për punët e mëdha infrastrukturore që i ka realizuar në këtë pjesë gjatë mandatit të kaluar, duke ia ofruar besimin qind për qind në garën e 22 tetorit për të triumfuar pa balotazh.
Demush Vokshi, kryetar i Këshillit, tha se nga një lagje të harruar dhe me emra ofendues, Luta ka bërë që “Lagjen e Vishnjeve” të merret si model i investimeve.
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar qytetarët e kësaj lagje për mbështetjen e madhe që I kanë ofruar në vitin 2013 dhe tani.
“Erdha me kënaqësi këtu për me ju konfirmu që ky është vec fillimi i punëve. I kemi kry vec punët kryesore. Pa i zgjidhë të gjitha problemet infrastrukturore, nuk dalim prej lagje. Do ta ndërtojmë rrugën kah deponia dhe rrugën brenda Lagjes së Vishnjeve, sikur edhe projektet tjera sipas kërkesave të qytetarëve. E kemi ndryshuar këtë lagje, por pas dy viteve do të ketë pamje të një lagje moderne dhe do ta integrojmë plotësisht në pjesën urbane”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë fjalimit para banorëve.
Kryetari Lutfi Haziri tha se në kuadër të shkollës së Bujqësisë, do të bëhet qendra për trajnime profesionale, prej të cilës do të profilizohen kryesisht gratë dhe do të jetë mundësi e madhe punësimi.
sponsorizuar LDK