Kosova ka marrë edhe një njohje të pavarësisë së saj, kësaj radhe nga shteti i Bangladeshit, duke u bërë kështu shteti i 114 që njeh Kosovën si shtet.
Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku iu tha deputetëve se ky është njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.