DYLON

Sulejman Uglanin falënderoi Presidentin Thaqi për në pritje

Sulejman Uglanin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak Sulejman Uglanin dërgoi letër mirënjohjeje Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thuhet:

“I nderuar President Thaqi,

Shrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për pritjen tuaj më 23 shkurt 2017 në Prishtinë, të delegacion në përbërje nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe organizata “Kosova për Sanxhakun”.

EkoHigjiena

Gjithashtu ju na keni nderuar shumë me rastin e organizimit Akademisë përkujtimore për jetën dhe veprën e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicë dhe ftesës për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Dëshiroj të shpreh gëzimin tim për rezultatet e dukshme që ju keni arritur në ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Falë jush, Kosova është bërë një shembull i shtetit multinacional, multikulturor dhe multi-fetar të mundësive të barabarta për të gjithë, gjë që iua keni mundësuar edhe boshnjakëve të Kosovës të ruajnr dentitetin nacional.

Me kënaqësi konstatoj dhe potencoj aftësinë e juaj për të vënë në dukje të gjitha vlerat pozitive dhe përvojat e Amerikës, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera të zhvilluara të aplikoni në jetën e përditshme për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ju uroj gjithë të mirat.

Pranoni respektin më të lartë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.